Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të këngëtares!
Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi së fundmi se ylli i popit Taylor Swift, është një pjekëse e shkëlqyer buke dhe jo thjesht bukë të zakonshme. Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në filmin Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”. “Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz. Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj. “Ajo është një shoqe shumë e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja. Swift,...