Asllani bëhet “dem”, zgjedh Torinon për të vijuar karrierën: Mezi po pres (VIDEO)

Asllani bëhet “dem”, zgjedh Torinon për të vijuar karrierën: Mezi po pres (VIDEO)

Një tjetër “dem” kuqezi në Torino. Më në fund, Asllani i jep drejtim të ardhmes së tij, largohet nga Milano pas 3 vitesh për të nisur një aventurë të re në ekipin granada. Mesfushori shqiptar zbarkoi një ditë më parë në Torino ku iu nënshtrua vizitave mjekësore, për të firmosur më pas një kontratë 3-vjeçare. Mes disa ofertave, Asllani zgjodhi Torinos, një skuadër që i ofroi garanci sportive, por i plotësoi edhe kushtet ekonomike, 2 milionë euro në sezon. Ish futbollisti zikaltër firmosi një kontratë 3-vjeçare me ekipin e tij të ri. Inter, skuadër që kishte në pronësi kartonin e tij, u mjaftua me 1,5 milionë euro kesh për huazimin dhe 12 milionë të tjera obligim për blerjen e kartonit në fund të sezonit. Gjithashtu,...