FOTO/ Hapet një pjesë e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, ja kur pritet të aksesohet plotësisht

FOTO/ Hapet një pjesë e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, ja kur pritet të aksesohet plotësisht

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë po afrohet drejt përfundimit dhe pritet të hapet plotësisht për qarkullim në fund të këtij muaji. Ky segment, për të cilin punimet kanë nisur që në vitin 2009, ka kaluar nëpër disa peripeci, por tashmë gjendja është në fazën finale. Aktualisht një pjesë e segmentit është e hapur dhe automjetet kanë nisur të lëvizin në zonat e përfunduara. Sipas pamjeve të fundit, devijimi për në Pogradec është i qartë, duke shmangur kthesat e vështira të aksit, ndërsa vijëzimet horizontale janë përfunduar dhe vijon vendosja e sinjalistikës vertikale. Ky aks është veçanërisht i rëndësishëm pasi do të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit nga kryeqyteti drejt Juglindjes së vendit, duke ofruar një rrugë më të sigurt dhe me shpejtësi më të...