Tragjedi në Greqi/ Bashkëshorti shqiptar vret me thikë gruan e tij, lë pas 4 fëmijë

Tragjedi në Greqi/ Bashkëshorti shqiptar vret me thikë gruan e tij, lë pas 4 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë qendrore, ku një burrë shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, nënën e katër fëmijëve. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit emigrantësh shqiptarë, ndërsa rrethanat e sakta të krimit mbeten ende të paqarta. Pas krimit, autori u largua nga banesa dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga autoritetet greke. Policia ka nisur operacionet për kapjen e tij dhe po grumbullon informacion për ngjarjen e rëndë që ka tronditur komunitetin vendas. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivet dhe detajet e plotë të ngjarjes.