“Operacionalja” aksion në Korçë, arrestohet një person

“Operacionalja” aksion në Korçë, arrestohet një person

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Dvp Korçë po zhvillojnë një aksion në qytetin juglindor. Vizion Plus mëson se në qendër të qytetit, forca të shumta policie kanë ndërhyrë për kapjen e një personi. Burime bëjnë me dije se aksioni po kryhet për persona në kërkim, por ende nuk ka informacion se kush është personi i ndaluar. Priten detaje në vijim.