Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier”, Rama ndan pamjet: Investim me parametra modernë!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga nënstacioni i ri elektrik në Fier, teksa njofton se është gati. Krahas videos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se investimi është me parametra modernë. Ndër të tjera shprehet se ky nënstacion do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur sigurinë e rrjetit. “Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier Një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, shprehet Rama. Top Channel