Plagosja me armë e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

Plagosja me armë e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

Një person ka rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 28-vjeçarit në Fresk më 2 gusht. Në pranga ra Amarildo Daci, ndërsa u shpall në kërkim Dorjan Haskaj. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij. Si rezultat i hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, u arrestua Amarildo Daci, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasin Dorjan Haskaj, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit Juglen Abazi,...