Sektori bankar financon rreth 42% të borxhit publik të Shqipërisë

Sektori bankar financon rreth 42% të borxhit publik të Shqipërisë

Sektori bankar është gjithnjë e më shumë financuesi kryesor i borxhit publik të vendit.Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se vlera e titujve qeveritarë në bilancin e sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në vlerën e afërsisht 591 miliardë lekëve, në rritje me 9.1% krahasuar me një vit më parë. Ekspozimi ndaj qeverisë shqiptare përbënte rreth 27.5% të vlerë totale të bilancit të sektorit bankar. Kjo shumë përfshin investimin në letra borxhi në monedhën vendase dhe në valutë të huaj (Eurobonde).Borxhi i mbajtur nga bankat tregtare vendase përbënte rreth 41.7% të stokut të përgjithshëm të borxhit publik të Shqipërisë (duke përfshirë edhe garancitë) në mesin e vitit 2025.Mes bankave tregtare, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ngelet financuesi kryesor i borxhit të qeverisë...