Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sot nis kampionati shqiptar, edicioni 87 i historisë. Duka fton tifozeritë në stadiume
Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, i cili nis sonte me supersfidën Vllaznia-Egnatia, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës. Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play. Mesazhi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, në prag të edicionit të 87-të...