Portieri i njohur sfidon kohën, rikthehet në fushë në moshën 82-vjeçare

Portieri i njohur sfidon kohën, rikthehet në fushë në moshën 82-vjeçare

“Të luash në fushë mbi 80 vjeç? Po, është e mundur. Sigurisht, nëse je në formë dhe stërvitesh. Në fund të fundit, në atë moshë je vetëm një djalë i rritur”. Kështu shprehet Lamberto Boranga, mjek i specializuar në kardiologji dhe mjekësi sportive, i cili po përgatitet të kthehet në fushë si portier me Trevin, në kategorinë e parë, në moshën 82-vjeçare. “Sot të rriturit kanë më shumë interes sesa të rinjtë, unë jam gjithmonë në lëvizje. Nuk shoh televizor, as lexoj gazeta, – ka thënë ai për agjencinë “Ansa”. – Çfarë do t’i thoja një pacienti nëse do më tregonte se dëshiron të bëhet sportist në moshën 82-vjeçare? Do ta pyesja: A je stërvitur? A je në formë? Do t’i bëja të gjitha kontrollet mjekësore...