Visar Zhiti: Sa pak dimë të lexojmë, sa shumë dimë të urrejmë…

Visar Zhiti: Sa pak dimë të lexojmë, sa shumë dimë të urrejmë…

Nga: Visar Zhiti -përsiatje pasditeje –…dolëm, edhe pse pasditja ishte e ftohtë dhe temperatura e ulët, nën zero. Eh, sa gjëra janë të ulëta e nën zero, thashë me vete dhe po më pëlqente të ecja andej, ku bora ishte e pashkelur. Shtëpitë ngjanin si në përralla të bukura, të ëndërrta. Perëndimi i diellit kontrastonte magjepsshëm, i kuqerremtë si zjarr dhe m’u nëpërmend titulli i një kënge, të dêgjuar në fëmininë time, “Flakë e borë”. Kalonin herë pas here vetura, pamë dhe një zonjë, që po shëtiste qenin e saj, u përshëndetëm gëzueshëm. Ngjyrat e përndezura të perëndimit po veniteshin me shpejtësi dhe i thashë sime shoqeje të më bënte një foto shpejt me celular. Zjarr dhe borë, po thosha me vete. Po pse ka...