Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Momente frike në Vlorë, pushuesit shpëtojnë një vajzë nga mbytja, dërgohet në spital
                            Një vajzë ka rrezikuar të mbytet sot në zonën e Plazhit të Ri në Lungomare, Vlorë. Sipas dëshmitarëve, janë pushuesit ata që i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke e nxjerrë nga uji dhe duke parandaluar një tragjedi. Vajza është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërsa aktualisht nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen e saj shëndetësore. Autoritetet lokale paralajmërojnë pushuesit për kujdes maksimal gjatë qëndrimit pranë detit.