Ndezën zjarr dhe rrezikuan banesat, arrestohet 26-vjeçari në Gramsh, në hetim babai i tij

Ndezën zjarr dhe rrezikuan banesat, arrestohet 26-vjeçari në Gramsh, në hetim babai i tij

Një 26-vjeçar është arrestuar në Gramsh, ndërsa babai i tij është vënë në hetim pasi janë kapur nga policia duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth. “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh vunë në pranga shtetasin F. S., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 70 vjeç (babai i shtetasit F. S.). Këta shtetas janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga...