Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Portat e ferrit do të hapen së shpejti”, ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon të shkatërrojë plotësisht qytetin e Gazës
Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk pranon paqen sipas kushteve të diktuara nga Izraeli, kërcënoi sot Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. “Së shpejti portat e ferrit do të hapen për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit në Gaza, derisa ata të pranojnë kushtet e vendosura nga Izraeli për t’i dhënë fund luftës, kryesisht lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin” e lëvizjes islamiste palestineze”, shkroi ministri në llogarinë e tij X. “Nëse ata nuk pranojnë, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah ose Beit Hanoun”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve në Rripin e Gazës që janë shkatërruar kryesisht nga Izraeli në luftën që ka zhvilluar për gati dy vjet kundër Hamasit. אישרנו אתמול את תוכניות צה”ל להכרעת החמאס בעזה – באש עצימה, בפינוי...