Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Më mirë një “fuçi baruti” jashtë, sesa brenda BE-së, ja pse europianët janë treguar të butë me Vuçiçin
Marsela SHYTIA Për një kohë të gjatë, Bashkimi Evropian ka zgjedhur një qasje të kujdesshme dhe shpeshherë të heshtur ndaj zhvillimeve politike në Serbi dhe mënyrës së qeverisjes së Aleksandër Vuçiçit. Ndonëse shkeljet e demokracisë dhe dhuna institucionale janë raportuar vazhdimisht nga mediat ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut, Brukseli ka preferuar të ruajë një qëndrim pragmatik, duke mos e sfiduar hapur Vuçiçin. Por tani duket se durimi po i soset. Zyrtarët evropianë kanë nisur të flasin më qartë dhe të kujtojnë se sjellja autoritare e regjimit serb mund të rrezikojë seriozisht perspektivën e anëtarësimit në BE. Kjo shënon një kthesë të rëndësishme në qëndrimin evropian, i cili deri më tani ka toleruar një regjim gjithnjë e më autokratik në zemër të Ballkanit,...