Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Romeo Kara paralajmëron “ditë të zeza” për Sali Berishën: Fundi i tij është më i afërt se kurrë, intriga, tradhti…
Ish-kryeministri Sali Berisha gjendet sot përballë një udhëkryqi pa rrugëdalje, më i dobët dhe më i pasigurt se kurrë më parë. Aferat njëra pas tjetrës po i shfaqin fytyrën e vërtetë politike e penale, duke i hequr çdo mbështetje, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Avokati dhe juristi i njohur, Romeo Kara paralajmëron se ish-kryeministrin e presin “ditë të zeza”, pasi koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Dosja “Partizani” thotë ai gjatë një interviste për “Abc Neës”, është vetëm fillimi i një zinxhiri procesesh, ku dëshmitarët dhe provat do ta gozhdojnë përpara drejtësisë. I diskredituar politikisht, i braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe i paaftë të mbrojë bashkëpunëtorët e tij, ai thekson se, Z. Berisha po sheh sesi muri i dikurshëm i pushtetit i është kthyer...