Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ankandi për 101 mijë tonë naftë, shpallet fituesi, vlera e kontratës rreth 30 mln euro
Bashkimi i operatorëve “EUROPETROL DURRËS ALBANIA” sha dhe “BITEX REFINERY” sha janë fitues të ankandit të fundit të qeverisë për shitjen e rreth 101 mijë tonëve naftë. Ankandi i njoftuar nga Albpetrol në fillim të gushtit është mbyllur me një ofertë rreth 31 milionë euro bërë nga kompania fituese.Në njoftimin e fituesit shpallur nga Albpetrol nuk jepet vlera totale e ofertës por bëhet me dije se kompanitë duhet të paguajnë sigurimin e kontratës në vlerën 311 milionë lekë që përbën 10 për qind të saj. Në rast të finalizimit të kësaj kontrata kompanitë do të duhet të tërheqin sasinë e karburantit brenda 12 muajsh.“Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë shoqërisë “Albpetrol” sha, me adresë: Rr. Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës në...