Maguire: Manchester United beson tek unë dhe refuzoi çdo interes që patën të tjerët, kam një plan për të ardhmen

Maguire: Manchester United beson tek unë dhe refuzoi çdo interes që patën të tjerët, kam një plan për të ardhmen

Harry Maguire thotë se do të ishte “budallallëk” të largohej nga Manchester United pasi zbuloi se trajneri Ruben Amorim shfaqi interes për të. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar erdhi nga Leicester në një marrëveshje prej 80 milionë eurosh në vitin 2019, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me një opsion për një sezon tjetër. United e aktivizoi atë klauzolë sezonin e kaluar dhe ka refuzuar çdo ofertë apo interesim për Maguire, i cili ende nuk ka folur me klubin për të ardhmen e tij përtej këtij sezoni. “Vitin e kaluar klauzola ishte në duart e tyre, kështu që nuk kishte asnjë mundësi për mua atje“, tha Maguire, që shtoi: “Nuk pati bisedime. Thjesht e aktivizuan dhe u zgjat”. “Këtë vit, natyrisht që jam në fund të vitit. Jam mjaft...