Diamanti që zbulon kancerin para se të përhapet, ja si funksionon

Diamanti që zbulon kancerin para se të përhapet, ja si funksionon

Sensorë të vegjël me bazë diamanti mund të ndihmojnë në përcaktimin nëse kanceri i gjirit është përhapur në nyjet limfatike aty pranë, thanë studiuesit. Shkencëtarët britanikë kanë krijuar një mënyrë të re për të gjurmuar rrugën malinje të kancerit të gjirit nëpër trup – duke përdorur diamante. Kur kanceri përhapet, ndalesa e tij e parë shpesh janë nyjet limfatike aty pranë. Mjekët zakonisht përdorin gjurmë radioaktive ose ngjyra fluoreshente për t’i bërë qelizat kancerogjene të dukshme dhe për të identifikuar se sa shumë është metastazuar sëmundja. Por këto qasje kanë disa të meta: Disa pacientë janë alergjikë ndaj ngjyruesve dhe disa spitale nuk janë të pajisura për masat paraprake shtesë të kërkuara gjatë trajtimit të materialeve radioaktive. Tani, studiuesit kanë ndërtuar një lloj të ri...