Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministri i Jashtëm Iranian telefonatë me homologët nga Franca, Britania dhe Gjermania, do të diskutohet për çështje bërthamore
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike me homologët e tij nga Franca, Britania dhe Gjermania më 22 gusht për të diskutuar për bisedimet bërthamore dhe sanksionet, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA. Tre fuqitë evropiane kanë kërcënuar se do të aktivizojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, në bazë të një mekanizmi për rivendosjen automatike të sanksioneve, nëse Irani nuk kthehet në tavolinën e negociatave për programin e tij bërthamor. Këto vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara argumentojnë se Irani po e përdor programin e tij bërthamor që potencialisht të zhvillojë armë bërthamore. Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore dhe argumenton se programi i tij ka qëllime paqësore. Teherani pezulloi negociatat me...