Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kthen moti! Rrëshqitje dherash në Kukës, lumi i Shalës del nga shtrati, grupi kriminal ndez zjarret në Vlorë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Pas temperaturave të larta, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu. Situata më probematike është paraqitur në veri, ku në Kukës reshjet u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze. Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit. Situatë problematike u paraqit edhe në Malësinë e Madhe, ku banorët e...