Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PAMJET e trishta! Pyjet e Vlorës në flakë-Ministria: U ndezën nga një grup kriminal
PAMJE NGA NGJARJA VLORË-Vatra zjarri përfshinë mbrëmjen e djeshme pyjet e të paktën tre fshatrave në Vlorë. Në pamjet e publikuara shihen se disa pemë ulliri janë përfshirë nga flakët. Vatrat e zjarrit në zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e Vlorës janë vendosur nën kontroll. Zjarret raportohet se ishin të qëllimshme dhe kjo ngriti alarm tek autoritetet dhe banorët lokalë. Lidhur me situatën ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila raportoi se zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar. Njoftimi: Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht,...