Kushtet përfundimtare te Putinit për paqe, ose me shumë luftë!

Kushtet përfundimtare te Putinit për paqe, ose me shumë luftë!

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar Ukrainës të dorëzojë të gjithë rajonin e Donbasit, të heqë dorë nga aspiratat për t’u anëtarësuar në NATO, të mbajë status neutral dhe të mos lejojë trupa perëndimore në territorin e saj. Lajmi raportohet nga Reuters, duke cituar tre burime të afërta pranë Kremlinit. Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump u takuan të premten në Alaskë, në samitin e parë Rusi–SHBA pas më shumë se katër vitesh. Takimi zgjati tre orë me dyer të mbyllura dhe ishte i fokusuar pothuajse tërësisht në diskutimin për gjetjen e një kompromisi të mundshëm për Ukrainën, bëjnë të ditur burimet të cilat kërkuan të jenë anonimë. Pas bisedimeve, Putin deklaroi përkrah Trump se samiti “mund të hapë rrugën drejt paqes”, por pa...