Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Putin godet me raketa fabrikë amerikane në Ukrainë
Një fabrikë amerikane e prodhimit elektronik, e vendosur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Mukachevo, është goditur nga një sulm ajror rus gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar plagosjen e disa punëtorëve dhe dëme të konsiderueshme. Fabrika, e operuar nga kompania amerikane Flex Ltd., u godit nga dy raketa ruse të llojit Kalibr, pavarësisht se ndodhet qindra kilometra larg vijës së frontit lindor. Në momentin e sulmit, në objekt ndodheshin rreth 800 punëtorë. Zjarri që përfshiu godinën pas shpërthimeve është vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet ukrainase dhe përfaqësues të kompanisë konfirmuan se nuk ka viktima, por rreth 12 persona janë plagosur. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, Andy Hunder, dënoi sulmin duke e quajtur një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj biznesit dhe vlerave amerikane” dhe...