“Usyk do ta zgjedhë vetë të ardhmen e tij pavarësisht kërcënimeve për heqjen e titullit”

“Usyk do ta zgjedhë vetë të ardhmen e tij pavarësisht kërcënimeve për heqjen e titullit”

Oleksandr Usyk do të zgjedhë të ardhmen e tij pavarësisht se është urdhëruar të mbrojë titullin botëror të peshave të rënda kundër Joseph Parker. Boksierit ukrainas i është dhënë një zgjatje e negociatave për një ndeshje të detyrueshme për titullin WBO kundër Joseph Parker. Serhii Lapin, menaxheri i Usyk ka sugjeruar që kampioni i padiskutueshëm i botës nuk do të nxitohet për lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë: “Gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, si Oleksandr Usyk ashtu edhe i gjithë ekipi ynë kanë provuar se ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët e mundshëm, si dhe rregullat që qeverisin boksin profesional”. “Gjatë një viti e gjysmë të kaluar, Usyk ka arritur rezultate historike duke u bërë dy herë kampioni i padiskutueshëm i peshave të...