Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq e quajti Maduron “mik të madh” të Serbisë dhe e falënderoi për qëndrimin e tij karshi Kosovës. “Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të qëndrueshme të Venezuelës sa i përket ruajtjes së integritetit tonë territorial dhe mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, theksoi Vuçiq. Zyrtarët serbë mbajnë lidhje të ngushta me Maduron, të cilin Bashkimi Evropian e sheh si president me mungesë legjitimiteti të një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të parregullsive zgjedhore. Në inaugurimin...