Merr fund “telenovela” Asllani, ylli kuqezi kalon te Torino

Merr fund “telenovela” Asllani, ylli kuqezi kalon te Torino

Merr fund telenovela Kristjan Asllani në merkato. Mesfushori i kombëtares shqiptare është transferuar nga Inter tek Torino. Asllani ka zhvilluar vizitat mjekësore  pasditen e kësaj të enjte me klubin “Granata” për të firmosur edhe kontraten me ekipin e ri. Mesfushori elbasanas u nxorr jashtë projektit teknik të Interit pas ardhjes në stol të trajnerit të ri Kristjan Kivu. Ai refuzoi ofertën nga Betis ne La liga duke kërkuar që të qëndronte vetëm në Serie A. Asllani ishtë shumë pranë kalimit tek Bolonja, por mosmarrëveshjet mbi pagën e tij vjetore bënë që të dështonte transferimi në Rexho Emilia. Torino përfitoi nga situata duke gjetur marrëveshje me Interin. Ata do të paguajnë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milione euro të tjera nëse aktivizojnë të drejtën...