Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Po miniohet pluralizmi demokratik”/ Reagon fuqishëm OSBE: Moscertifikimi i Listës Serbe për zgjedhje lokale, një…
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e pluralizmit demokratik. Në komunikatën e saj, OSBE thekson se “e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një themel i qeverisjes demokratike dhe një element thelbësor i jetës politike gjithëpërfshirëse.” “Përjashtimi i aktorëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucionet dhe redukton mundësitë për të gjitha komunitetet që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë”, vijon tutje reagimi i OSBE. OSBE thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë dhe të sinqertë të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor,...