Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha i dha “borxh“ Metës 3 deputetë, ironizon Murrizi: Prandaj kemi 16 vite në opozitë!
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot pasi këtë të enjte u bë e ditur se Partia Demokratike do të jepte 3 deputetë ‘hua’ te Partia e Lirisë dhe Ilir Meta, si pjesë e një dakordësie të shprehur edhe më parë mes dy palëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ironikisht se ‘qerasja’ me deputetë po shkon për mrekulli. Sipas Murrizit, pas kësaj, është e kotë të bëhet pyetja pse PD-ja ka 16 vite në opozitë. Postimi: “Qerasja” me deputetë po i shkon për mrekulli partive pa vota Kjo “qerasja” me deputetë nga Partia Demokratike drejt partive që nuk kanë marrë as votat për një mandat të vetëm, po bëhet e zakonshme – dhe po “më pëlqen” gjithnjë e më shumë, ironikisht. Në...