Kush qëndron mbrapa protestave në Serbi? Spahiu: Vuçiç s’mbajti premtimet, Perëndimit i ka humbur durimi

Kush qëndron mbrapa protestave në Serbi? Spahiu: Vuçiç s’mbajti premtimet, Perëndimit i ka humbur durimi

Në një intervistë për edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Nexhmedin Spahiu komenton protestat që kanë përfshirë Serbinë ditët e fundit. Spahiu thotë se protestat në Serbi janë të nxitura nga perëndimi pasi Vuçiç nuk mbajti premtimin për t’u larguar nga krahët e Moskës. “Protestat janë të nxitura nga perëndimi për të hequr nga pushteti Aleksandër Vuçiç. Ky erdhi në pushtet nga perëndimi por nuk përmbushi premtimet e europianëve se do të hiqte dorë nga Rusia dhe do të kthehej krejtësisht drejt perëndimit. Por perëndimit i ka humbur durimi dhe ka nisur projektin që ta rrëzojë nga pushteti.” Por nuk është vetëm perëndimi? ”Nuk është vetëm perëndimi që i bën presion Vuçiç por dhe Rusia. Politika serbe në 180 vitet e...