Bisedimet për paqe, BBC: Ja ku mund të zhvillohet samiti mes Putinit dhe Zelenskyt

Bisedimet për paqe, BBC: Ja ku mund të zhvillohet samiti mes Putinit dhe Zelenskyt

Planet ambicioze për një samit bilateral midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin duket se po zbehen vetëm pak ditë pas deklaratës optimiste të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se një takim i tillë mund të ndodhte “brenda pak javësh”. Qytete si Gjeneva, Vjena, Budapesti dhe Stambolli janë përmendur si vende të mundshme për një takim historik, por realiteti politik në terren sugjeron se perspektiva për një takim të tillë po zbehet dita-ditës. Putin dhe Zelensky nuk janë ndodhur në të njëjtën dhomë që nga viti 2019, tre vite përpara se Rusia të niste pushtimin e plotë të Ukrainës. Entuziazëm amerikan, por sinjale kontradiktore nga Moska Presidenti Trump deklaroi se kishte “nisur përgatitjet” për një samit të drejtpërdrejtë...