Gjendja e rënduar shëndetësore e aktorit të njohur/ Dy ministri dalin garant për trajtimin e tij mjekësor

Gjendja e rënduar shëndetësore e aktorit të njohur/ Dy ministri dalin garant për trajtimin e tij mjekësor

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi po përballet me një betejë me shëndetin e tij. Sëmundja e ka detyruar që të lërë punën në teatrin Zonja e Bujtinës, i themeluar nga vetë ai. Artisti u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare kanë detyruar familjarët që të kërkojnë ndihmë. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës kanë garantuar trajtimin mjekësor. DEKLARATË PËR SHTYP Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi. Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët...