Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës prezantohet në Kongresin Botëror të IFLA-s
Në Kongresin Botëror të IFLA-s, Biblioteka Kombëtare e Kosovës u përfaqësua me kumtesën:“Rebuilding Memory through Digital Collecting: The Case of the National Library of Kosovo”, të mbajtur nga drejtoresha e saj, Blerina Rogova Gaxha. Në këtë prezantim u shpalosën projektet e bibliotekës në fushën e ruajtjes së trashëgimisë dhe theksimi i rolit të saj si institucion mbrojtës i identitetit kulturor të vendit. Kumtesa ishte pjesë e sesionit “Collecting in a Digital World: Inclusivity and Sustainability”, ku u vu në pah rëndësia e digjitalizimit për të siguruar qasje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë ndaj burimeve kulturore. Ky angazhim i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u vlerësua si një kontribut domethënës në debatin global mbi bibliotekat dhe sfidat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në epokën digjitale./KultPlus.com