Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dëme në ullishte dhe masive frutore/ Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike
Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në periferi të qytetit të Cërrikut, në zonën e njohur si “Kodra e Beut”, është shfaqur një vatër zjarri dhe është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë djegur të paktën 5 hektarë me ullishte, masive të ndryshme frutore dhe shkurre, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të kultivuara nga banorët e zonës. Zjarrfikësit janë përfshirë menjëherë në aksion për të vënë nën kontroll situatën, ndërsa përpjekjet janë përqendruar edhe në mbrojtjen e varrezave të Cërrikut, të cilat janë rrezikuar seriozisht nga përhapja e flakëve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet. Rreth orës 16:30 situta është vënë plotësisht nën kontroll dhe po mbahet...