Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Prattipati: SHBA, e shqetësuar nga çdo përpjekje për ta kufizuar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka thënë të enjten se ia ka shprehur kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur për gazetarë pas një takimi me Kurtin në Prishtinë, Prattipati tha se bisedoi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje për veprimet që “ne kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme”. Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor. “Që të jemi të qartë, ne besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre...