‘Familja kryeministrore ka gisht’/ Kalaja: Daniel Shima shpëtoi nga rrëmbimi falë një SMS-je, SPAK hesht

‘Familja kryeministrore ka gisht’/ Kalaja: Daniel Shima shpëtoi nga rrëmbimi falë një SMS-je, SPAK hesht

E ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja reagoi ashpër mbi ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, zhdukjen misterioze dhe më pas ri-shfaqjen e papritur të shtetasit Daniel Shima, një person i përfshirë në hetimet e SPAK për aferat e dyshuara me tendera publikë dhe lidhjet me institucionet më të larta të qeverisjes. Sipas avokates Kalaja, rasti i Shimës nuk është një episod i izoluar, por dëshmi e qartë se shteti shqiptar po rrëshqet me shpejtësi drejt një regjimi mafioz, ku drejtësia përdoret si mjet hakmarrjeje politike, ndërsa dëshmitarët dhe personat që bashkëpunojnë me drejtësinë kërcënohen, frikësohen apo zhduken në rrethana të dyshimta. Ajo denoncoi mungesën e reagimit institucional, veçanërisht të SPAK, dhe ngriti akuza të forta për lidhje të drejtpërdrejta...