Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga Topalli te Klevis Balliu, cilët janë 10 politikanët që do të rikthehen në Parlament
Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, jetës parlamentare do t’i rikthehen 10 figura politike të cilat më herët kanë qenë pjesë e saj. Kështu, numrin më të madh të rikthimeve e mban Partia Demokratike, me 8 të tilla. Pas një pause 8-vjeçare, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit në vitet 2005-2013 dhe deputete deri në vitin 2017, rikthehet sërish në postin e ligjvënëses. Pasi u shkëput për disa vite nga Partia Demokratike, Topalli, një nga figurat që në 2017 u largua nga Lulzim Basha, u rikthye në parti dhe parlament nga Sali Berisha. Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi po ashtu rikthehen pas një shkëputjeje 2-vjeçare, pasi zgjodhën që në vitin 2023 të hiqnin dorë nga mandati për të garuar për zgjedhjet vendore, respektivisht Këllici...