Mos ia mbathni, luftoni për dashurinë tuaj…

Mos ia mbathni, luftoni për dashurinë tuaj…

 Nga Tessa Bailey “Atë natë i kishte treguar se gjithmonë, synimi i tij kish qenë t’ia mbathte para se ta poshtëronte një femër. Hana nuk do ta lejonte këtë. Ajo do t’i tregonte se pas atij debati, pas fjalëve dhe rrëfimeve që e kishin lënduar, ajo do të ishte përsëri aty, do t’i tregonte se marrëdhënia e tyre ishte e qëndrueshme. Do t’i tregonte që ai ishte i aftë ta mposhte forcën e së shkuarës. Do t’i tregonte që kishte besim tek ai, që e respektonte dhe kujdesej për të. Me pak fjalë, do ta kishte gjithmonë në krah. Fundja, këtë kishte bërë gjithë kohës – mbase edhe në mënyrë të paqëllimshme – dhe nuk kish ndër mend të hiqte dorë tani. Uronte ta linte...