Vllaznia-Egnatia hap Superligën, të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha për titullin

Vllaznia-Egnatia hap Superligën, të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha për titullin

Vllaznia dhe Egnatia përballen të premten në orën 20:00 në “Loro Boriçi”, në sfidën që hap sezonin e ri futbollistik 2025-2026 në Shqipëri. Që në javën e parë kalendari ndesh dy skuadrat finaliste të ‘Final 4’ në edicionin e kaluar. Nga stadiumi ku do zhvillohet ndeshja, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini thotë se ka besim te lojtarët e tij, por nuk e përmendi fjalën titull, të munguar prej 24 vitesh në Shkodër. Trajneri vlerësoi merkaton e ekipit të tij, duke thënë se vlerëson Vllazninë më shumë se këdo ekip. Për kapitenin Bekim Balaj dhe futbollistin Erdenis Gurishta, përforcimet në skuadër vijnë në një kohë kur edhe rivalët janë forcuar, prandaj megjithë dëshirën për titull, kampionatin e këtij viti e shohin sfidues. Këtë sezon Superliga luhet...