Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Filipinasit të parët në Shqipëri për kërkesa qëndrimi, punojnë si “baby siter” e sanitarë, shtohen punëtorët nga India dhe Egjipti
Në rrugët e Tiranës, por jo vetëm edhe në qytetet të tjera dhe kryesisht në zona bregdetare gjithnjë e më shumë shikon shtetas të huaj. Tanimë jo vetëm një atraksion turistik por Shqipëria po lakmohet nga të huajt edhe për të punuar. Filipinasit duket se kanë gjetur treg pune në vendin tonë kryesisht baby siter, sanitare në shtëpitë e shqiptarëve, sallone estetike etj. Edhe në statistikat zyrtare shtetasit filipinezë janë në vend të parë për numrin e kërkesave. Deri ne fund te muajit korrik të këtij viti kanë aplikuar për lejeqëndrimi 10 mijë 256 shtetas të huaj. Nga këta 1351 janë shtetas filipinas. Më pas renditen shtetasit italianë me 1326 kërkesa, pasuar nga India dhe Egjipti Bazuar në statistika gjatë vitit 2025 ka një rritje...