Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë
Naun Shundi, një nga figurat më të dashura të teatrit dhe regjisë shqiptare, sot po lufton me sëmundjen më të rëndë. Ndodhet në një spital në Francë, ku po merr mjekim të specializuar, por përballja e tij nuk është vetëm me sëmundjen. Është edhe me heshtjen e një vendi që i ka duartrokitur aktorët e tij për dekada, por i harron në momentet më të vështira. Vajza e tij, Rea Shundi, reagoi e tronditur publikisht, duke akuzuar Teatrin Kombëtar, institucionin ku i ati dha shpirt dhe jetë mbi 46 vite, për indiferencën e plotë. “Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i...