Njihet si “gjyqtari më i mirë në botë”, ndahet nga jeta Frank Caprio

Njihet si “gjyqtari më i mirë në botë”, ndahet nga jeta Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan dhe një yll i rrjeteve sociale, Frank Caprio, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Siç shkruan BBC, lajmi për ndarjen e tij nga jeta pas diagnostikimit me kancer pankreatik u bë publik nga familjarët e tij, në llogarinë zyrtare në “Instagram” të gjyqtarit. Gjyqtari Frank Caprio u bë i njohur fillimisht në qytetin e tij të lindjes, Providence, ku për dekada drejtoi mijëra çështje me një stil unik, të mbushur me dhembshuri dhe humor. Ai i jepte vendimet duke marrë parasysh rrethanat personale të njerëzve që dilnin para gjykatës. Emisioni i tij “Caught in Providence” fitoi famë ndërkombëtare dhe miliarda shikime, duke e kthyer atë në një figurë të dashur në rrjetet sociale. Ai u përkujtua për ngrohtësinë, mirësinë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm...