Shkarkimet e drejtorëve në bashkitë, Baçi: Dhanë dorëheqjen se kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë

Shkarkimet e drejtorëve në bashkitë, Baçi: Dhanë dorëheqjen se kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ashpër pas shkarkimeve të fundit në administratën lokale të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për News24, Baçi e akuzoi Ramën për abuzim me pushtetin dhe përpjekje për të mbuluar aferat korruptive. Sipas tij, dorëheqjet e disa drejtorëve janë një mënyrë për të shmangur hetimet dhe përgjegjësitë ligjore. Ai kërkoi që Prokuroria të nisë sa më parë hetime, veçanërisht në qytetin e Fierit dhe në kompaninë shtetërore Albpetrol. Deputeti demokrat paralajmëroi gjithashtu se opozita do të vijë me një agjendë të qartë në shtator, ndërsa akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve. Luan Baçi: Rama tregoi dhe njëherë se i duket vetja perëndi, kur shkarkoi drejtorët nëpër Bashki. Prokuroria të hetojë të gjithë drejtuesit lokalë, mund...