VIDEO/ Brahaj: Turqia rol vendimtar për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Europa nuk është e orientuar

VIDEO/ Brahaj: Turqia rol vendimtar për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Europa nuk është e orientuar

Gazetari shqiptar në Izmir të Turqisë, Sokol Brahaj, i ftuar në edicionin e Pasdites në Syri TV me Edvin Parrucën, u shpreh se konflikti në Ukrainë po sjell humbje si për Europën ashtu edhe për Rusinë. Sipas tij, fati i Ukrainës do të jetë në duart e Europës, megjithëse vetë Europa nuk është ende e orientuar se çfarë rrugë do të ndjekë. Brahaj theksoi se Turqia ka një rol vendimtar për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike. Ai kujtoi se vendi kontrollon ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, duke u bërë ura lidhëse mes Detit të Zi dhe Mesdheut. “Turqia e ka çelësin kryesor, është çelësi i Pandores”, tha ai. Në analizën e tij, gazetari nënvizoi se Turqia nuk ka lejuar kalimin e anijeve të mëdha...