Kuvendi i ri me fytyra të vjetra, ja cilat janë 10 figurat politike që rikthehen në shtator

Kuvendi i ri me fytyra të vjetra, ja cilat janë 10 figurat politike që rikthehen në shtator

Me nisjen e kuvendit të ri në shtator, jetës parlamentare do t’i rikthehen 10 figura politike të cilat më herët kanë qenë pjesë e saj. Kështu, numrin më të madh të rikthimeve e mban Partia Demokratike, me 8 të tilla. Pas një pause 8 vjecare, Jozefina Topalli, ish kryetare e kuvendit në vitet 2005-2013 dhe deputete deri në vitin 2017, rikthehet sërish në postin e ligjvënëses. Pasi u shkëput për disa vite nga Partia Demokratike, Topalli një nga figurat që në 2017 u largua nga Lulzim Basha, u rikthye në parti dhe parlament nga Sali Berisha. Luciano Boci dhe Belind Këllici po ashtu rikthehen pas një shkëputje 2 vjecare pasi zgjodhën që në vitin 2023 të hiqnin dorë nga mandati për të garuar për zgjedhjet...