Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Noterët e rinj, pazari i fundit i Ulsi Manjës në ikje?!
Më 17 korrik 2025, pa shumë zhurmë Ulsi Manja firmosi një urdhër për hapjen e konkurseve për noterë të rinj në disa bashki të vendit. Urdhri del i publikuar më 23 korrik, dhe më 25 korrik, ministri “shpërtheu” draftin e Kodit Penal, që sfumoi çdo lajm për thuajse një dyjavësh. Në këtë mënyrë u shmang kurioziteti dhe vëmendja ndaj pyetjes “Ç’ne noterë tani?”. Disa noterë që i pyetëm nuk e dinin fare që ka një njoftim, pavarësisht se i publikuar. Ata u prononcuan duke na “treguar” ligjin. Ligji 110/2018 për Noterinë në nenin 10 fikson raportin 1 noter për 15000 banorë, bazuar në censusin e fundit të INSTAT. Referuar Censusit 2011, Shqipëria kishte rreth 2.8 milionë banorë. Kjo përkthehet në një tavan maksimal prej rreth...