Chivu: Të stërvis skuadrën me të cilën fitova kaq shumë më jep diçka më tepër

Chivu: Të stërvis skuadrën me të cilën fitova kaq shumë më jep diçka më tepër

21 Gusht 2025 14:32 Alfred Lleshi Të hënën në mbrëmje, në “San Siro”, Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Interit, për kampionat. Trajneri i ri zikaltër foli për “Sportmediaset”: “Nuk flas për emocionet e mia, di t’i fsheh ato (qesh). Të stërvis skuadrën me të cilën kam kaluar shumë vite dhe fituar shumë, më jep diçka më tepër. Përgjegjësia që kam për punën do të më ndihmojë t’i mbaj nën kontroll emocionet. Prioriteti ynë është të ruajmë të njëjtin mentalitet e qasje, të vetëdijshëm se çfarë do të thotë ta veshësh fanellën e Interit. Kjo fanellë ka pritshmëri të mëdha, pasion dhe dashuri”. Për sulmuesin e ri Bonny: “Është një djalë i sinqertë, me shumë dëshirë për t’u rritur. E kuptoi...