“Po të isha Bayern, do e blija!” Toni Kroos i tërheq veshin ish-klubit

“Po të isha Bayern, do e blija!” Toni Kroos i tërheq veshin ish-klubit

21 Gusht 2025 15:10 Telesport Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për mangësitë e merkatos, duke theksuar se Bayern duhej të blinte francezin para se ky i fundit të largohej nga Europa. Millot u transferua nga Stuttgart tek Al-Ahli në Arabinë Saudite për 28 mln euro. 23-vjeçari kishte interesin e disa klubeve europiane, por zgjodhi paratë. “Bayern duhej ta blinte. Pse e la të largohej? Ai është lojtar i klasit botëror. Nejse, të presim dy vite sa të mbushë xhepat dhe pastaj shohim”, ka deklaruar Kroos.