Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Miku im Uli Hoeness duhet të largohet totalisht nga Bayern”
21 Gusht 2025 15:14 Telesport Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. “Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi X çfarë roli ka? Po personi tjetër? Po tjetri? Nuk kuptohet asgjë. Kjo është krizë strukturale. Bayern ka nevojë për një lidership të qartë”, ka deklaruar Magath. “Kam një këshillë për mikun tim Uli Hoeness. Duhet të largohet përfundimisht nga Bayern. Nuk ka rrugë tjetër”.