Kopja e rrallë e ‘The Hobbit’ / Rekord në ankand, libri me ilustrime shitet 50 mijë euro

Kopja e rrallë e ‘The Hobbit’ / Rekord në ankand, libri me ilustrime shitet 50 mijë euro

Një kopje e rrallë e librit “The Hobbit” është shitur në ankand në Angli për një vlerë gati 50 mijë euro. Vëllimi është një kopje e rrallë e botimit të parë me ilustrime nga autori John Ronald Reuel Tolkien. Stafi ai ankandit zbuloi librin ndërsa po rendiste sendet e një pronari shtëpie në Bristol që kishte vdekur. Një specialiste librash në shtëpinë e ankandeve tha se ajo po shfletonte në një bibliotekë të rregullt kur hasi një vëllim me kapak të fortë të zbukuruar me male dhe një dragua. Kur romani “The Hobbit” u botua në vitin 1937, u shtypën vetëm 1,500 kopje. Librat përmbanin ilustrime nga Tolkien, të cilat tregonin dragonj që fluturonin mbi male dhe pyje. Botimet e para përmbanin gjithashtu dhjetë ilustrime...